Gjenden 9 granata në Prizren

Kronikë e zezë

Gjenden 9 granata në Prizren

Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia ka gjetur në Prizren nëntë granata dore të pashpërthyer.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, kanë shpërthyer një granatë në vendin e ngjarjes, ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr për trajtim të mëtejmë.

“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat