Arrestohet pejani, veç pse shiti fshesën e rrymës pa pëlqim të familjarëve

Kronikë e zezë

Arrestohet pejani, veç pse shiti fshesën e rrymës pa pëlqim të familjarëve

Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shitur një fshesë elektrike, pa pëlqimin e familjarëve.

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Pejë 27.01.2022 – 16:50. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nga shtëpia, pa pëlqimin e familjarëve tjerë e kishte marrë një fshesë elektrike dhe e kishte shitur.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat