Gjendet një mjet i pashpërthyer në Hajvali

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Hajvali

Më: 31 janar 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Hajmali të Prishtinës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë pranuar një informatë nga një qytetar i cili rastin e ka lajmëruar në polici.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 30.01.2022 – 17:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për një mjetë të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në raport.

Menjëherë pas kësaj njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes për të tërhequr mjetin e dyshuar.

“Njësitet e FSK-së dhe KFOR-it deminim, nga vendi i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë mjetin e dyshuar për trajtimin të mëtejshëm:, thuhet tutje në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat