Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, i konfiskohen armë dhe municion

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, i konfiskohen armë dhe municion

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, Policia e Kosovës thotë se sot njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.

Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:

Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat