Arrestohet mitrovicasi, e ndali nga shkolla vajzën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet mitrovicasi, e ndali nga shkolla vajzën e tij

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi ia ndaloi vijimin e shkollimit vajzës së tij.

Ajo më pas është dërguar në strehimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat