​Vdes një person që u aksidentua në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Kronikë e zezë

​Vdes një person që u aksidentua në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë pas aksidentit në autostradën Ferizaj-Prishtinë që ndodhi pasditen e së premtes.

Policia njofton i ndjeri i cili ishte duke vozitur një kamion nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident. 

“Autostrada Ferizaj-Prishtinë, 04.02.2022 – 15:40. Vozitësi mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut me automjetin e tij (kamion) dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku.

Si pasojë, vozitësi ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat