​Dënohet me dy vite burgim personi që ngacmoi seksualisht të miturën në Prizren

Kronikë e zezë

​Dënohet me dy vite burgim personi që ngacmoi seksualisht të miturën në Prizren

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar me dy vite të akuzuarit T.Th., pasi i njëjti më 20 dhe 25 tetor të vitit 2021 kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prizren, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29 tetor 2021 e tutje.

Në një komunikatë për medie thuhet se i akuzuari me veprimet e tij viktimës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues.

Me datë 20 dhe 25 tetor të vitit 2021, ngacmon seksualisht personin tjetër (viktimë e ndjeshme për shkak të moshës), ashtu që i akuzuari T.Th., përfshihet në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës – e moshës 12 vjeçare, në atë mënyrë që me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar kërkon një telefon, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty, veprime këto me të cilat të dëmtuarës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues”, thuhet në komunikatë.

Me këtë ka kryer veprën penale ngacmimi seksual nga neni 183 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat