Podujevë: Rrahje mes dy personave, njëri theret me thikë

Kronikë e zezë

Podujevë: Rrahje mes dy personave, njëri theret me thikë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Dy persona janë rrahur mes vete në Podujevë dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi ishte goditur me thikë, ndërkohë tjetri është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që është përfshirë në rrahje me viktimën mashkull  kosovar.

Viktima ishte goditur me mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore, pastaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat