Prokuroria jep detaje për gruan që e therri burrin me thikë

Kronikë e zezë

Prokuroria jep detaje për gruan që e therri burrin me thikë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se e ka plagosur me thikë burrin e saj.

Me këtë rast burri ka marrë lëndime në qafe.

Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj.

Lidhur me rastin ka folur kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Jashari tha se dyshohet që gruaja ka probleme mendore.

Ai theksoi se ndaj saj pritet të caktohet masa e paraburgimit në Institutin e Forenzikës Psikiatrike.

“Ndaj saj pritet të caktohet masa e paraburgimit në Institutin e Forenzikës Psikiatrike. Dyshohet se e dyshuara ka çrregullime mendore. Ajo me thikë e ka lënduar burrin e saj në regjionin e qafës”.

Deri tani nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat