Tre burra mashtrojnë tre të tjerë duke ua marrë 10 mijë euro

Kronikë e zezë

Tre burra mashtrojnë tre të tjerë duke ua marrë 10 mijë euro

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 08:28
Ilustrim

Tre burra janë mashtruar nga tre të tjerë duke ua marrë 10 mijë euro gjatë periudhës prill-maj të vitit të kaluar në Mitrovicë.

Të dyshuarit ua morën paratë viktimave me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim.

Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat