​Arrestohet një 30 vjeçar, i dyshuar për disa grabitje të armatosura

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 30 vjeçar, i dyshuar për disa grabitje të armatosura

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:00
Arma e kapur nga policia

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot një person si i dyshuar për disa grabitje të armatosura në lagjen Lakrishtë dhe Emshir.

Sipas Policisë është arrestuar L. S, 30 vjeç, dhe se pjesë e operacionit, ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Policia aty ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 14 fishekë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për rastet.

Ndaj të dyshuarit, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat