Policia Rajonale e Ferizajt gjobitë 3 shoferë

Kronikë e zezë

Policia Rajonale e Ferizajt gjobitë 3 shoferë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil të policisë, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe dje me datë 11.02.2022 në lokacione të ndryshme të rajonit të Ferizajt ka ndaluar 3 shoferë, 2 prej tyre, me automjete të udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion "Tejkalim në vijë të plotë" dhe ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Ndërsa njëri shofer shkaktoi kundërvajtje" Tejkalim i shpejtësisë" ku në zonën e kufuzimit 50 km/h shpejtoi 110 km/h dhe ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat