Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohet një 33 vjeçar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohet një 33 vjeçar

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

(E plotësuar 22:05) - Një person është lënduar me armë zjarri në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

I dyshuari i këtij rasti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

***

Një gjuajtje me armë sapo ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes thotë se dyshohet të ketë të plagosur nga kjo përleshje me armë.

Media ka kontakuar zëdhënësit e Policisë për rajonin e Prishtinë, por, nga të njëjtit ende s’ka marrë ndonjë informacion rreth ngjarjes.

Media do t'iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat