Plagoset një i mitur në Prizren

Kronikë e zezë

Plagoset një i mitur në Prizren

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një i mitur dyshohet se ka plagosur me thikë një të mitur dje në Prizren.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 11.02.2022-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që, i njëjti dyshohet se ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë  viktimën mashkull kosovar – po ashtu i mitur. Viktima është duke u trajtuar në Spital. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat