Lëndohen dy persona në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Kronikë e zezë

Lëndohen dy persona në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 10:00
Aksident te Liqeni i Badovcit

(E plotësuar) - Lëndohen dy persona në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Dy persona janë lënduar në një vetaksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit. Një kombi doli ka dalë nga rruga.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti.

Aksident trafiku te Liqeni i Badovcit

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit.

Një kombi ka dalë nga rruga.

Tashmë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Ju sjellim fotografi nga ky aksident.

Image
Aksident te Liqeni i Badovcit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat