Gjendet jë person i vdekur në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjendet jë person i vdekur në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një person i moshës 78-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të së shtunës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një  person pa shenja  jete në  rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç.

Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Borovci.

Vendosen shiritat: Policia dhe forenzika bllokojnë rrugën në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës dhe Forenzika kanë bllokuar rrugën në qendër të Prishtinës.

Sipas kalimtarëve të rastit, një person ka vdekur në rrugë.

Mirëpo, ky informacion nuk është konfirmuar.

Lajmi.net ka pyetur në Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast mirëpo të njëjtit deri tash nuk kanë dhënë detaje në lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat