​Tre shtetas të Maqedonisë tentojnë të hyjnë në Kosovë me teste të falsifikuara anti-COVID

Kronikë e zezë

​Tre shtetas të Maqedonisë tentojnë të hyjnë në Kosovë me teste të falsifikuara anti-COVID

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, pasi kanë prezantuar dokumentet e vaksinimit që dyshohet se janë falsifikuar.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore ka prezantuar një dokument të vaksinimit i cili është dyshuar se mund të jetë i falsifikuar, e më pas i dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë në mënyrë jo të rregullt. 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. I dyshuari është kthyer në Maqedoninë Veriore. 

Kurse, në një rast tjetër, dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore kanë prezantuar dokumente të vaksinimit të cilat është dyshuar se mund të jenë i falsifikuara, e më pas të dyshuarit kanë pranuar se dokumentet i kanë marrë në mënyrë jo të rregullt (pa i marrë vaksinat anti Covid 19). 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat