Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth ores 15:30.

Një lexues i ka dërguar medias një video të shkurtër ku shihet vetura e aksidentuar dhe në skaj të rrugës, disa persona që i kanë ofruar ndihmë të lënduarit.

Deri në publikimin e lajmit, nuk ka pasur deklarim zyrtar nga organet e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat