Arrestohet një person në Obiliq

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Obiliq

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një person me inicialet M.A, 40 vjeç është arrestuar mbrëmë në Obiliq.

Policia përmes, një komunikate për media ka bërë të ditur se i njëjti ka gjuajtur me armë.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë automatike zjarri AK-47

– dy karikatorë të zbrazët dhe

-dy gëzhoja.

Komunikata e plotë:

Mbrëmë rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Palaj të Obiliqit.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

– M.A, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetë dhe sekuestruar:

– një armë automatike zjarri AK-47

– dy karikatorë të zbrazët dhe

-dy gëzhoja.

Personi i  arrestuar ngarrkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat