Sulmoi me thikë gruan, arrestohet prishtinasi

Kronikë e zezë

Sulmoi me thikë gruan, arrestohet prishtinasi

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:47
Ilustrim

Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime.

Policia bën me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë- viktimën femër kosovar-bashkëshorten e tij, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndim-gërvishtje.

Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat