Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje

Kronikë e zezë

Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Parat e konfiskuara

Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit të Doganës, dje është ndaluar për kontroll një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një qytetar i Kosovës, ku gjatë kontrollit i janë gjetur rreth 34.720.00 euro.

“Në kalimin kufitar Jarinje me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës ne bashkëpunim në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës është zhvilluar një plan operativ i koduar “Luftimi kontrabandës”. Gjatë zhvillimit të planit operativ rreth orës 16;00 është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një qytetar i Republikës se Kosovës. Për arsye të dyshimit të bazuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative, vetura në fjalë është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku i është bërë kontrolli detal nga zyrtarët doganor dhe policor. Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në shumën prej 34.720.00€. Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe Prokurori i Prokurorisë Speciale”,

“Bazuar në nenin 33 paragrafi 5 i ligjit 05/L-096 (Ligji per pastrimin e parave dhe luftimin e financimit te terrorizmit), palës i janë konfiskuar 25% apo 8,680.00€ e mjeteve të pa deklaruar, ndërsa 75% apo 26,040.00€ e mjeteve janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat