​Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:41
Ilustrim

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në Han të Elezit është një rast i kanosjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve, ku kanë arrestuar personin e dyshuar M.D. (43), i cili shkak i një mosmarrëveshjeje, kishte kanosur personin tjetër A.L. (41).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat