Falsifikim të dokumenteve, pengim të personelit të aeroplanit dhe gjetje e elektroshokut në valixhe – policia ndaloi tre persona në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Falsifikim të dokumenteve, pengim të personelit të aeroplanit dhe gjetje e elektroshokut në valixhe – policia ndaloi tre persona në Aeroportin e Prishtinës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri vepra penale që janë kryer nga persona të ndryshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në rastin e parë policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull, pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar dokumente të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në rastin e dytë është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij, është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dhe në rastin tjetër është kërkuar që të largohet nga aeroplani i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar personelin e aeroplanit gjatë kryerjes së detyrës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat