Arrestohet një person për dhunë në familjenë Han të Elezit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dhunë në familjenë Han të Elezit

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:40
Ilustrim

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale ePolicisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:15ka pranuar një informacion,  se në ‘’Lagjja Meliq’’në Han të Elezit është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.M(M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpinë e vëllait të tij,kishte ushtruar dhunë psikikedhe kishte kanosurnënën e tij me inicialet S.H ( F/K) e moshës 70 vjeçare.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat