Intervistohet prishtinasi që publikoi shkrime që mbështesin dhunën sistematike ndaj grave

Kronikë e zezë

Intervistohet prishtinasi që publikoi shkrime që mbështesin dhunën sistematike ndaj grave

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:23
Ilustrim

Një person është intervistuar meqë në rrjetet sociale kishte postuar shkrime përmes të cilave ka mbështetur dhunën sistematike ndaj grave.

Pas intervistimit ai është liruar me procedurë të rregullt.

Policia thotë se ndaj këtij rasti janë duke u bërë hetime.

“Rr. Mehmet Gradica, Prishtinë 09.03.2022 – 10:05. Është intervistuar me 11.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat