Prishtinasi rrah vëllaun e tij, e bën për spital

Kronikë e zezë

Prishtinasi rrah vëllaun e tij, e bën për spital

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:26
Ilustrim

Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi që ka rrahur vëllain e tij.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat