Arrestohen katër persona në Bardhosh të Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Bardhosh të Prishtinës

Më: 13 mars 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar dje në Bardhosh të Prishtinës, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Dy nga ta me vendim të prokurorit janë dërgiar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “sulm, dëmtim apo asgjësim prone”.

Njoftimi i plotë i policisë:

"SULM, DËMTIM APO ASGJËSIM PRONE /Fsh. Bardhosh, Prishtinë,12.03.2022 – 15:55. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat