24 vjet burgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e një person në një diskotekë

Kronikë e zezë

24 vjet burgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e një person në një diskotekë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

I  dyshuari për vrasjen e një personi në një diskotekë në Pejë gjatë vitit 2010, është dënuar më 24 vjet burgim.

“Më datën 2 janar të vitit 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën “C. C.”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V. K., ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B. Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A. B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë”.

Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C. C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H. B.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mentor Bajraktari, e shpalli fajtor të dyshuarin për tri veprat penale dhe i shqiptoi dënim me burgim afatgjatë 24 vjet,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat