Fëmija i tij kërkonte lëmoshë në rrugë, arrestohet prizrenasi

Kronikë e zezë

Fëmija i tij kërkonte lëmoshë në rrugë, arrestohet prizrenasi

Më: 15 mars 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, të hënën, për shkak se vajza e tij e kishte kërkuar lëmoshë në rrugë dhe e kishte rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve.

Në raportin e policisë thuhet se kjo erdhi si pasojë e moskujdesjes nga babai.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që vajza e tij, viktima femër (fëmijë), nëpër rrugë ka kërkuar lëmoshë duke rrezikuar jetën e sajë dhe të tjerëve, si pasoj e moskujdesjes nga babai”.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat