Deklarohet Shërbimi Korrektues pas arrestimit të zyrtarit korrektues

Kronikë e zezë

Deklarohet Shërbimi Korrektues pas arrestimit të zyrtarit korrektues

Më: 16 mars 2022 Në ora: 21:32
Ilustrim

Sot në flagrancë është arrestuar i dyshuari B.R., (viti i lindjes 1972) nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Lidhur me këtë Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se zyrtari korrektues është suspenduar nga puna.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se sot rreth ores 19:15, pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, se zyrtari korrektues, B.R punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna.

SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat