Aksident i rëndë në Komoran, përfshihen dy kamionë e një furgon

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Komoran, përfshihen dy kamionë e një furgon

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:49
Ilustrim

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 19:00 në Komoran janë përfshirë dy kamionë dhe një furgon.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon)”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar.

Po ashtu raportohet se drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është i bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat