Arrestohet personi i shpallur në kërkim i cili ishte i dënuar me vendim gjykate

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i shpallur në kërkim i cili ishte i dënuar me vendim gjykate

Më: 18 mars 2022 Në ora: 22:23
Ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet ​A. D, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës në kohëzgjatje prej një vit e tetë muaj.

“Arrestimi u krye në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, me ç’ rast u kap i kërkuari;​A. D, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës në kohëzgjatje prej një vit e tetë muaj”, thuhe në njoftim.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një personi i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat