Sërish kapen 100 euro false në dy raste të ndara

Kronikë e zezë

Sërish kapen 100 euro false në dy raste të ndara

Më: 20 mars 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Në dy raste të ndara, një në Prishtinë e një tjetër në Gjakovë - janë kapur 100 euro false.

Një punëtor i një pompe të derivateve në Gjakovë ka raportuar se një person ka paguar me 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa kardhmonedha është sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë, 19.03.2022 – 17:00. Nga punëtor i pompës së derivateve ka raportuar se një person ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. I dyshuari është identifikuar, intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”, thotë raporti i policisë.

Gjithashtu një rast i ngjashëm ka ndodhur në rrugën Enver Maloku ku një shpërndarës i picave ka dyshuar në një kartmonedhë 100 euroshe.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 19.03.2022-14:00. Ankuesi mashkull kosovar i cili punon si shpërndarës i picave ka deklaruar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 € dhe pasi ka dorëzuar pazarin ditor, kartëmonedha ka rezultuar se është e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti.”, thotë policia.

Media ka kontaktuar me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të cilët kanë konfirmuar se kartmonedha 100 euro është më e falsifikuara në Kosovë në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat