Arrestohet një vajzë, dyshohet se e sulmoi babanë e saj

Kronikë e zezë

Arrestohet një vajzë, dyshohet se e sulmoi babanë e saj

Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një e dyshuar është arrestuar në Prishtinë, të shtunën.

Ajo dyshohet se për katër vjet me radhë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të saj.

Në raportin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik.

E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në Klinikën e Psikiatrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat