Detaje rreth gjetjes së një mbetje mortore në Prizren

Kronikë e zezë

Detaje rreth gjetjes së një mbetje mortore në Prizren

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Gjatë gërmimeve për të hapur një varr në varrezat myslimane në lagjen “Tusus” të Prizrenit nga punëtorët për hapjen e varrezave, është rastisur në një mbetje mortore të mbështjellë me rroba dhe batanije e për të cilën nuk dihet nëse i takon periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se në lidhje me këtë rast është herët të tregohen hollësitë, derisa shton se janë duke pritur konfirmimin e mjekësisë ligjore për të përcaktuar periudhën të cilës i takojnë këto mbetje mortore.

“Dje jemi njoftuar nga mjekësia ligjore dhe policia për hetimin e krimeve të luftës për gjetjen e eshtrave në hapësirat e varrezave të qytetit të Prizrenit saktësisht në lagjen “Tusus”. Është e rëndësishme të përmendet fakti, se dje në mëngjes ka dalë lajmi se është hasur në eshtra dhe gjatë ditës një trajtim me shumë prioritet, ekspertët ligjorë, instituti i mjekësisë ligjore, por edhe kolegë nga sektori i hetimeve për lirime të luftës e kanë hetuar rastin për shkak të ndjeshmërisë dhe kuptohet për shkak të familjareve. Eshtrat janë dërguar për ekzaminimet e mëtutjeshme në institutin e mjekësisë ligjore.

Është herët të dihen hollësitë për këtë rast derisa të përfundojnë ekzaminimet e hollësishme të mjekut ligjor, përfshirë edhe konfirmimin nëse këto eshtra iu përkasin viktimave te luftës dhe më pas te procedurat e identifikimit siç kanë qenë më parë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat