I shkaktoi dhunë psikike gruas së tij, arrestohet 32-vjeçari në Shtime

Kronikë e zezë

I shkaktoi dhunë psikike gruas së tij, arrestohet 32-vjeçari në Shtime

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, datë 20.03.2022 rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime është në rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat