Dy shtatzëna e pesë fëmijë në mesin e të lënduarve në aksidentin në Klinë

Kronikë e zezë

Dy shtatzëna e pesë fëmijë në mesin e të lënduarve në aksidentin në Klinë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:29
Spitali i Pejes

Në mesin e 18 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzëna.

Burime të medias në Spitalin e Pejës, bëjnë të ditur se pacientët kanë lëndime të shumta, e njëra shtatzënë ka frakturë në fytyrë.

“Kanë lëndime shumë, ka shumë thyerje, është edhe një frakturë në fytyrë. Në mesin e të lënduarve janë dy shtatzëna, njëra është me frakturë në fytyrë”, është shprehur personi zyrtar në Spitalin e Pejës.

Në  mesin e të lënduarve janë edhe pesë-gjashtë fëmijë, por me lëndime të rënda, ka pohuar tutje ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat