Plagoset një person në një pompë derivatesh në Pestovë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në një pompë derivatesh në Pestovë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:48
Policia

Një person është plagosur me armë zjarri sot në orët e para të mëngjesit në Pestovë.

Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh në Pestovë.

Mësohet se pas një konflikti brenda restorantit, personat e përfshirë kishin dalur në parking ku edhe kishte ndodhur rasti.

Viktima ishte plagosur në bark dhe pastaj ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ende nuk dihen motivet e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat