Arrestohen dy persona për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje

Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:58
Ilustrim

Sstacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në orën 02:15,  kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes që kishte ndodhur në afërsi tek vendi i quajtur " Ura Kashanit" në vend punishten e Hekurudhave të Kosovës.

Njoftimi:

Në lidhje me këtë hetuesit policor pas një pune intenzive, grumbullimit të infomacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe sot rreth orës 17:00 kanë arrestuar dy personat me inicialet S.R. (M.K) i moshës 26 vjeçar dhe N.R (M/K) i moshës 21 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale "Vjedhje" ku dyshohet se në punishten e Hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur: 150 m kabllo elektrike,  4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 m të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.

Policia të dushuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat