​Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Më: 25 mars 2022 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e 21, drejtimi Prizren, me pasojë lëndimin e tre personave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se në aksident ishin përfshirë dy automjete të tipit Mercedes me targa të Kosovës. 

Ai shtoi se të tre personat e lënduar janë dërguar në emergjencë në Prizren.

“Rreth orës 19:25 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në KM e 21-të, drejtimi Prizren është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira ne aksident janë raportuar dy automjete te tipit Mercedes me targa vendore. Ndihmq mjekësore kanë kërkuar tre persona të lënduar te cilët janë përcjellë në emergjencë në Prizren. Njësitë relevante policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin”, deklaroi Hoxha.

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe respektim te rregullave dhe kufizimeve të shpejtësisë të vendosura përmes shenjave në rrugë lokale, rajonale dhe autostradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat