U lëndua në punë në Ferizaj, vdes një javë më vonë në QKUK

Kronikë e zezë

U lëndua në punë në Ferizaj, vdes një javë më vonë në QKUK

Më: 25 mars 2022 Në ora: 09:16
Ilustrim

Një person ka vdekur në Qendrën Kryesore Spitalore të vendit, si pasojë e lëndimit në vendin e punës.

Rasti që nga policia po cilësohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Rasti kishte ndodhur me 16 mars në Ferizaj, dhe që nga atëherë tashmë i ndjeri kishte qëndruar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Policia bëri me dije të premtën se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat