Gënjeu se iu vodh telefoni, policia arreston gjilanasin

Kronikë e zezë

Gënjeu se iu vodh telefoni, policia arreston gjilanasin

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për “lajmërim të rrejshëm” në Stacionin Policor në Gjilan.

I njëjti, më datë 18 mars 2022 është ankuar në polici se derisa ka qenë duke lëvizur në një rrugë në Gjilan, dy persona të panjohur ia kanë grabitur një telefon “Iphone X” në vlerë 1 mijë frang.

“Hetuesit policor rajonal me ta pranuar rastin kanë  filluar me veprime intensive hetimore në teren mirë të organizuara operative si dhe pas intervistimit të dëshmitarëve dhe ri-intervistimit të ankuesit, janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se ai e kishte inskenuar rastin e grabitjes në tërësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se telefoni i raportuar si i grabitur është gjetur, ndërsa bazuar në deklaratën e dytë të tashmë të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të njëjtit do të ushtrohet kallëzim penal se ka kryer veprën penale “Lajmërim i rremë”, ku me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat