Suharekë, vidhen rrethojat e objektit të ujësjellësit

Kronikë e zezë

Suharekë, vidhen rrethojat e objektit të ujësjellësit

Më: 26 mars 2022 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një person është ankuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur rrethojat metalike të objektit të pompave të ujësjellësit në Suharekë.

“Ankuesi mashkull  kosovar  punëtor i kompanisë Hidro-regjioni Jugor, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1700 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat