Hajnat vjedhin kasafortën me para dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin kasafortën me para dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Policia njofton se një person është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij kur nuk ishte aty dhe i kanë vjedhur kasafortën me para të gatshme dhe stoli ari.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Peran, Podujevë, 26.03.2022 – 16:45. Ankuesi mashkull ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat