​Konfiskohet një pushkë gjysmautomatike e 20 fishekë në Manastirc të Ferizajt

Kronikë e zezë

​Konfiskohet një pushkë gjysmautomatike e 20 fishekë në Manastirc të Ferizajt

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:26
Pushkë gjysmautomatike

Sonte rreth orës 18:00 stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person në Manastirc të Ferizajt posedon armë zjarri.

Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S. (65), ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjysmautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë.

Policia të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj, pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është iniciuar rasti penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve për procedura të mëtejme hetimore . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat