Arrestohet një person për mbajtje të armëve

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për mbajtje të armëve

Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:55
Arma e gjetur

Stacioni policor në Viti nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë posedon armë pa leje .

Në lidhje me këtë rast njësitet  policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.             

Me aprovim të Gjykatës Themelore në Gjilan, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet R.M.( M/K) i moshës rreth 46 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmë automatike  me 8 copë  fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshimti është arrestuar fillimisht dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat