​Kazinotë ilegale në Karaqievë, arrestohet personi i tretë

Kronikë e zezë

​Kazinotë ilegale në Karaqievë, arrestohet personi i tretë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me organizimin e kazinove ilegal në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Përndryshe, më 15 dhjetor të vitit 2021, Policia ka zhvilluar një operacion për bixhoz të paligjshëm, me ç’ rast kishte arrestuar dy persona. Si vazhdimësi e operacionit ishin kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku jetonin të dyshuarit, si dhe objektet tjera ku janë zhvilluar veprimtaritë e lojërave të fatit. 

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza kompjuterike, tre llaptop , tre monitor, dy TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë fishekë, një gjenerator, si dhe 469,15 euro (të gjeturat në aparatet e lojërave të fatit). Të gjitha aparatet (96 copë) dhe një gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Në vendngjarje në fshatin Karaqevë, Inspeksioni Komunal i Komunës së Dardanës ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve të cilat janë ndërtuar pa leje në të cilat kanë qenë duke u ushtruar veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt tjetër, është mbyllur dhe shirituar nga Inspeksioni Komunal, Dardanë. Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, përfshirë edhe kërkimin e disa personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm”, thuhej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat