Vetaksident i rëndë në Mrasor të Rahovecit, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Vetaksident i rëndë në Mrasor të Rahovecit, lëndohen tre persona

Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Mrasor të komunës së Rahovecit, si pasojë tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka thënë se dy nga të lënduarit janë dërguar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, kurse një i moshuar që ka marrë lëndime më të mëdha është dërguar në “QKUK” në Prishtinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Duhet theksuar se të enjten gjatë dites, u raportuan edhe disa aksidente tjera me të lënduar dhe një me fatalitet.

Policia e Kosovës, vazhdimisht apelon tek ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat