Tentoi të paguante me 100 euroshe false, arrestohet

Kronikë e zezë

Tentoi të paguante me 100 euroshe false, arrestohet

Më: 2 prill 2022 Në ora: 08:57
Ilustrim

Është arrestuar e dyshuara, pasi që kishte tentuar të paguante me kartëmonedha false.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në një market në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri dhe e dyshuara kishte tentuar të bëjë një pagesë me një monedhë prej 100 euro, të falsifikuara.

Monedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

"Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 01.04.2022 – 09:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një market kishte tentuar të bëjë një pagesë me një monedhë prej 100 euro, të falsifikuara. Monedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat