U ndalua për kontrollë rutinore, i gjendet armë pa leje 21-vjeçarit

Kronikë e zezë

U ndalua për kontrollë rutinore, i gjendet armë pa leje 21-vjeçarit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Njësitet patrulluese të stacionit policor në Dragash, në një pikë kontrolli, kanë ndaluar një automjet me targa vendore për kontrollë rutinore.

Dhe pastaj në çantën e të dyshuarit E.GJ., janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje, një karikator, një fishek dhe një brisk.

Në lidhje me këtë rast i dyshuari E.GJ i lindur në vitin 2001 është shoqëruar në stacionin policor në Dragash , ku i njëjti është intervistuar.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit ku pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha ai.

Image
Armë pa leje

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat